Flash News

KRYESORE

Aksident në Lushnje, mes të plagosurve një fëmijë

Aksident në Lushnje, mes të plagosurve një fëmijë

Një aksident me dy të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në vendin e quajtur Zhamë.

Në njoftimin e policisë thuhet se një mjet tip “Benz” me targa TR 6070M i drejtuar nga shtetasi Marindo Rona, i cili udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga për rreth 200 metra në çakull, përbri karrezhatës dhe është përplasur në muret e betonit të një nënkalimi.

Për pasojë janë dëmtuar dy persona nga Tirana që udhëtonin si pasagjerë në mjet, ndërsa drejtuesi nga Tepelena nuk ka pësuar asgjë. Mes të plagosurve është një vajzë 8-vjeçe, Marie Jaupaj.

Një prej të plagosurve është dërguar me urgjencë në Tiranë ne gjendje tepër të rëndë.

Policia  bën me dije se shkak i aksidentit qe pagjumësia e drejtuesit të mjetit.

Të fundit