Flash News

KRYESORE

Aksident në mesnatë, makina përplas për vdekje një grua, plagoset edhe e fejuara e shoferit

Aksident në mesnatë, makina përplas për vdekje një

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Sipas policisë, një 26-vjeçar ka përplasur për vdekje një grua e më pas ka devijuar nga rruga. Për pasojë, e plagosur mbeti edhe e fejuara e shoferit.

“Në datën 17.06.2018, rreth orës 22:15, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të hotel “Adma”, shtetasi Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volkswaken” ka aksidentuar një shtetase të seksit femër e cila ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij e cila ishte pasagjere në mjet, shtetasja D.K, 22 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit