Flash News

KRYESORE

 Aksident në mesnatë, përplasen “kokë më kokë” dy automjete te rrethrrotullimi i Durrësit

Dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme te rrethrrotullimi i Durrësit. Sipas të dhënave të para, në këtë aksident është përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një tjetër tip “Range Rover”. Për pasojë, të plagosur mbetën dy shoferët që drejtonin automjetet, dhe sipas “Balkanweb” janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi i Durrësit, pra në hyrje të këtij qyteti, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Të fundit