Flash News

KRYESORE

Aksident në minierën e Bulqizës, i plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës

Aksident në minierën e Bulqizës, i plagosuri niset me helikopter

Pasditen e sotme në minierën e Bulqizës ka ndodhur një aksident, ku për pasojë ka  mbetur një person i plagosur. Sipas policisë rreth orës 15.40, është njoftuar nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ishte dërguar  për të marrë ndihmë mjekësore  i dëmtuar në minierën e kromit.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku ka rezultuar se “Jashtë ambjentit të minierës së kromit,  në fushën ku grumbullohet minerali, në pjacialen e zonës D, kamionçina që transporton mineralin nga ambjentet e brenëdshme të minierës në ambjentet e jashtme në pjacale të minierës, gjatë shkarkimit, kamionçinës i është  shkëputur krikua që çon  kazanin e kamjonçinës ku për pasojë minerali i ngarkuar ka rënë duke i  dëmtuar këmbën shtetasit H.A, rreth 31 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, (shoferi i kamionit të madh që priste për tu ngarkuar me mineral).”

Policia thotë se shtetasi H.A, pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me Helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Të fundit