Flash News

KRYESORE

Aksident në Mirditë, mjeti përplas për vdekje kalimtaren

Aksident në Mirditë, mjeti përplas për vdekje kalimtaren

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Reps, Mirditë. Një mjet ka përplasur një kalimtare të rastit, e cila për pasojë ka gjetur menjëherë vdekjen.

“Sot,rreth orës 07:30 ,në fshatin Reps,Mirditë, mjeti me drejtues shtetasin B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit