Flash News

KRYESORE

Aksident në oborrin e Kuvendit, përplaset makina e Kreut të Grupit Parlamentar

Një aksident brenda oborrit të Kuvendit është shënuar mëngjesin e sotëm në Kosovë.

Sipas mediave vendase, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se e dëmtuar ka mbetur makina e kreut të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, një makinë e llojit “Vectra”.

Në fotot e indeksionline duket qartë gjendja e makinës pas përplasjes, ndërsa ende nuk janë sqaruar rrethanat e aksidentit.

Të fundit