Flash News

KRYESORE

Aksident në Përrenjas/ Plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur

Aksident në Përrenjas/ Plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur

Dy automjete janë përplasur sot në Përrenjas dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, njëri prej tyre fëmijë.

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit tip "Toyota Yaris”, Amares Zharri 37 vjeç ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e tij 4-vjeçar, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tjetër, që drejtohej nga Dejvis Islami.

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit