Flash News

KRYESORE

Aksident në Përrenjas, plagoset një fëmijë 4 vjeç

Aksident në Përrenjas, plagoset një fëmijë 4

Një fëmijë i mitur ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik në Përrenjas. Ngjarja u shënua mbrëmë rreth orës 21.00 në rrugën e fshatit Kotodesh ku shtetasi me iniciale F.K., 26 vjeç, banues në Katjel, duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targa AA 470JJ, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A. S., 4 vjeç.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa fëmija është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal në Elbasan. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit.

Paraprakisht, dyshohet se fëmija i ka prerë rrugën automjetit, megjithatë policia ka nisur hetimet.

 

Të fundit