Flash News

KRYESORE

Aksident në qendër të Tiranës, makina përplas 12-vjeçarin te vijat e bardha

Aksident në qendër të Tiranës, makina përplas

Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në qendër të Tiranës. Një automjet tip “Toyota” me targa AA 854 TB ka përplasur një djalë 12-vjeçar është përplasur në bulevardin “Zhan D’ark”.

Mësohet se fëmijës i është dhënë ndihma e parë nga qytetarë të rastit dhe më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Po ashtu, bëhet e ditur se djali është përplasur në zonën e vijave të bardha, ndërsa po kalonte me semafor të kuq.

Ende nuk dihet gjendja e fëmijës, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Të fundit