Flash News

KRYESORE

Aksident në rrugën e Durrësit, makina përplas fëmijën 6-vjeçar

Aksident në rrugën e Durrësit, makina përplas

Një 6-vjeçar është aksidentuar paraditen e sotme nga një automjet në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit” dhe fëmija është dërguar me urgjencë në spital.

Policia bën me dije se fëmija i aksidentuar është një 6-vjeçar me iniciale D. B. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 20.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues A.A., 48 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D. B, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit