Flash News

KRYESORE

Aksident në rrugën e Rinasit, disa të plagosur

Aksident në rrugën e Rinasit, disa të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën e Rinasit dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar disa persona, numri i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Nga të dhënat mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjeksore.

Në aksident janë përfshirë dy makina, një automjet tip “Benz A-Class” është përplasur me një tjetër makinë “Benz” model 220.

Si pasojë e përplasjes njëri nga mjetet ka përfunduar në një fushë në anë të rrugës, ndërsa mjeti tjetër në kanal.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të fundit