Flash News

KRYESORE

Aksident në segmentin Lezhë-Milot, humb jetën një person

Aksident në segmentin Lezhë-Milot, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar sot në mesditë në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas policisë, një mjet ka përplasur mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj, ku për pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë.

“Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, sqaroi policia.

Të fundit