Flash News

KRYESORE

Aksident në Serbi, plagosen dy emigrantë

Aksident në Serbi, plagosen dy emigrantë

Një aksident ka ndodhur në pjesën e autostradës nga drejtimi i Beogradit, në afërsi të urës Beshçan rreth orës 07.00, ku makina me targa të huaja ku udhëtonin disa persona ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.

Sipas informatave të Dr. Mirjana Bursac, zëdhënëse e Shërbimit emergjent në Novi Sad, në vendngjarje janë lënduar dy persona.

“Një grua pesëdhjetetetëvjeçare dhe një burrë (24) kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në Qendrën emergjente në Novi Sad”, ka deklaruar Dr. Bursac, duke nënvizuar se ekipi i emergjencës ishte alarmuar në orën 06:45.

Shërbimi Informativ i emergjencës ka pohuar se dy personat e lënduar nuk janë në rrezik për jetë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Albinfo.ch.

Të fundit