Flash News

KRYESORE

Aksident në Shkodër, 47-vjeçarja shtyp për vdekje me makinë kalimtarin

Aksident në Shkodër, 47-vjeçarja shtyp për vdekje me

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakoa ka shtypur për vdekje një këmbësor.  Viktima nuk është identifikuar ende.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur reth orës 22:30 në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, mjeti tip Skoda me targë KS 01­168 KR ka përplasur një shtetas, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Të fundit