Flash News

KRYESORE

Aksident në Sukth, humb jetën këmbësori

Aksident në Sukth, humb jetën këmbësori

Një person ka humbur jetën paraditen e sotme pasi është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në Sukth, në afërsi të mbikalimit, ku shtetasi me inicialet J.P, 67 vjeç, ka qenë duke ecur në këmbë dhe është përplasur nga drejtuesi i mjetit, A.S., 34 vjeç.

I aksidentuari është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku për fat të keq nuk ka arritur të mbijetojë.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit