Flash News

KRYESORE

Aksident në Tiranë, 25-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Aksident në Tiranë, 25-vjeçari përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme te mbikalimi i "Rinasit".

25 vjeçari Elton Doda, banues në Mamurras ka përplasur për vdekje me makinë këmbësoren R.L, 68 vjeçe, e cila po kalonte rrugën.

Drejtuesi i mjetit e ka  transportuar vetë në spital shtetasen R.L, por  në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetësja R.L, ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën,  ku si pasojë e lagështisë në rrugë dhe errësirës është goditur nga automjeti.

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar Policinë dhe menjëherë është kthyer në vendngjarje, ku janë duke u kryer veprimet me grup hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme.

 

Të fundit