Flash News

KRYESORE

Aksident në Tiranë, autobusi përplas kalimtarin

Aksident në Tiranë, autobusi përplas kalimtarin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. ngjarja ka ndodhur tek Rruga ‘Bardhyl’ dhe mësohet se një prej autobusëve të linjës së ‘Unazës’ ka përplasur një kalimtar.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë treguar për tvklan.al, se i plagosuri është një burrë me inicialet K.G, rreth të 50-ave. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plagë në kokë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa kalimtari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Të fundit