Flash News

KRYESORE

Aksident në Tiranë, humbin jetën dy kalimtarë

Aksident në Tiranë, humbin jetën dy kalimtarë

Dy persona humbën jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident në Tiranë. Viktimat janë kalimtarë të rastit, të cilët ishin duke lëvizur në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Porcelanit.

Sipas informacioneve të para, dy makina janë përplasur, e për pasojë u goditën edhe këmbësorët, një mashkull dhe një femër.

Plagët e marra ishin vdekjeprurëse për ta, ndërkohë që të dëmtuar ngelën edhe drejtuesit e mjeteve me inicialet E.L dhe E.M. Atyre iu dha ndihma e parë e janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë shoqëruar në komisariat.

Policia shkroi në vendngjarje dhe nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Të fundit