Flash News

KRYESORE

Aksident në Tiranë, makina përplas kalimtaren

Një aksident ka ndodhur mesditën e të dielës në Tiranë. Raportohet se një grua teksa po tentonte të kalonte rrugën është përplasur nga makina në zonën e Laprakës.

Gruaja është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

 

Të fundit