Flash News

KRYESORE

Aksident në tunelin e Kalimashit, 29 vjeçarja në gjendje të rëndë

Aksident në tunelin e Kalimashit, 29 vjeçarja në gjendje

Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të tunelit të Kalimashit, pasi makina e drejtuar nga 29 vjeçarja ka dalë nga rruga. Si pasoj e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e automjetit dhe një shtetas kosovar i cili po udhëtonte në të njëjtën makinë me 29 vjeçaren.

Policia e Kukësit bënë me dije se drejtuesja e mjetit është shtetasja S.Gj 29 vjeç banuese në Mirditë dhe bashkudhëtari i saj R.F 32 vjeç, Banues në Ferizaj Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetasja S.Gj.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetasja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit