Flash News

KRYESORE

Aksident në Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në Vlorë, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person rreth moshës 70-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit ka ndodhur një aksident rrugorë me pasojë.

Automjeti tip BMV me targë AA 708 OU, ka përplasur një këmbësor të moshuar rreth të 70-ve, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, po shoqërohet në Komisariatin pranë DVP Vlorë për veprime të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Të fundit