Flash News

KRYESORE

Aksident në zonën e Farkës; mjeti përplas 14-vjeçarin, i mituri ndërron jetë në spital

Aksident në zonën e Farkës; mjeti përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në zonën e Farkës, në Tiranë. Mësohet se, një mjet me drejtues shtetasin I.Z. ka përplasur 14-vjeçarin, me inicialet A.L., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërkaq bëhet me dije se i mituri humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda, ndërkohë që po trajtohej në spital.

Policia ka shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme drejtuesin e mjetit, shtetasin I.Z..

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit