Flash News

KRYESORE

Aksident në zonën e ish-Bllokut, makina përplas një person

Aksident në zonën e ish-Bllokut, makina përplas një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm.

Një person i moshuar është përplasur nga një automjet në rrugën “Ibrahim Rrugova” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sipas policisë i moshuari ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:30, në fillim të rrugës “Ibrahim Rrugova”, mjeti me targë AA122 EK, me drejtues shtetasin A. S., ka përplasur këmbësorin S. O., rreth 80 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

 

Të fundit