Flash News

KRYESORE

Aksident me pasojë vdekje në aksin Levan – Tepelenë

Aksident me pasojë  vdekje në aksin Levan – Tepelenë

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë, ku për pasojë një grua e moshuar ka humbur jetën.

54 vjeçari me iniciale TH.Sh ka humbur kontrollin e makinës tip Skoda, ndërsa aksident rezultoi fatal për jetën e nënës së tij 88 vjeçares A.SH.

Ndërsa i lënduar mbeti edhe djali i tij 8 vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e FIerit

“Në datën 16.07.2017, rreth orës 16:05, në autostradën Levan- Tepelenë, në fshatin Cakran, shtetasi Th.Sh, 54 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë ZKY 1790, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme nëna e tij, shtetasja A.Sh, 88 vjeçe dhe ka pësuar dëmtime djali i tij i mitur 8 vjeç, i cili u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje”, bën me dije policia.

Të fundit