Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë hekurudhor, 23 të vdekur, mbi 40 të plagosur

Aksident i rëndë hekurudhor, 23 të vdekur, mbi 40 të

Të paktën 23 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në veri të Indisë.

Aksidenti ndodhi pranë qytezës Khatauli në shtetin e Uttar Pradeshit, rreth 100 kilometra në verilindje të kryeqytetit Nju Delhi.

Një zëdhënës i policisë në Uttar Pradesh konfirmoi për mediat se 23 persona kishin humbur jetën, ndërsa dhjetëra të plagosur ishin dërguar në spital.

Agjencia indiane e lajmeve IANS njoftoi se ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencave civile vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personave të tjerë, të cilët mund të gjenden ende në vagonat e përmbysur.

 

Të fundit