Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnje, humbin jetën 2 persona

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnje, humbin

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Fier-Lushnje ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se makina tip “Renault”, me targë AA 468 PY ka goditur trafikndarësen dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në “Myslym Shyri”, Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në datën 03.07.2017, rreth orës 05:40, në autostradën FierLushnje, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY. Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar. Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë. Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje

Të fundit