Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 11-vjeçarja  

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 11-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksisin Cërrik-Papër në Elbasan ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 11-vjeçare dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se mjeti tip « Ford » me targa AA503KN drejtohej nga shtetasi A.H 55 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas policisë  e mitura është identifikuar si shtetësja me iniciale M.Sh, 11 vjeç.

Menjëherë pas aksidentit janë dërguar në spitaj drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

 

Të fundit