Flash News

KRYESORE

Aksident rëndë në Kamëz, makina përplas 3 fëmijë, humb jetën 15-vjeçari

Aksident rëndë në Kamëz, makina përplas 3

 Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme  në Kamëz ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë duke goditur 3 të mitur dhe fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetën rrugës për në spital.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Donald Tramp” ku  drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.P 15-vjeç ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një shtyllë. Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur E.B 11 vjeç, dhe K.T 16 vjeç ndërsa shtetasi  K.C 15 vjeç ka humbur jetën duke u dërguar për në spital.

 Drejtuesi mjetit është shoqëruar për në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimorë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit