Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën 38-vjeçari, plagosen 4 pasagjerë

Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën

Një aksident i rënë me pasojë vdekjen e një 38-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Burime zyrtare të polciisë bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 në Thumanë të Krujës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi me iniciale Z.T i cili drejtonte një furgon mallrash që u përplas me një makinë BMw me drejtues 41-vjeçarin me iniciale V.M nga Maqedonia.

Sipas policisë është plagosur edhe pasagjeri që ndodhej në furgon 34-vjeçari me iniciale E.D. Po ashtu lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët që ndodheshin në makinën BMË; dy fëmijët e drejtuesit të mjetit V.M 12 vjeç, B.M 9 vjeç dhe mamaja e tij 63-vjeçarja F.M. Të gjithë të plagosurit ndodhen në spitalin ushtarak të Tiranës, jashtë rrezikut për jetën. Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Të fundit