Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Kukës, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën shoferit në Kukës, në segmentin rrugor Ura 6-metroshe. Nga përplasja e dy automjeteve, “Volkswagen” dhe “Benz-fugon” ka humbur jetën njëri prej drejtuesve.

A.D shoferi i “Volkswage, i cili është banues në Kukës ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spitalin e Kukësit. Ndërsa drejtuesi i furgonit, edhe ai banues në Kukës, ndodhet në spital. Policia e Kukësit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të fundit