Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Tepelenë, makina përplaset më mbrojtësen anësore

Aksident i rëndë në Tepelenë, makina përplaset më

Pas aksidentit të ndodhur në aksin rrugorë Ura Vajgurore- Berat, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Ujit të Ftohtë në Tepelenë.

Automjeti tip Mercedes-Benz ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës e cila i ka hyrë makinës tej për tej.

Mësohet se në momentin që ka ndodhur aksidenti, drejtuesi i automjetetit ndodhej vetëm në makinë dhe menjëherë është transportuar me urgjencë në spital.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për largimin e automjetit nga rruga.

Të fundit