Flash News

KRYESORE

Aksident rrugor në zonën e Freskut, tre të plagosur

Aksident rrugor në zonën e Freskut, tre të plagosur

Një aksident rrugorë ka ndodhur sot pasdite në zonën e Freskut, në Tirane, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Nga hetimet e deri tanishme mësohet se në aksident janë plagosur dy vajza dhe një djalë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. “Mjeti tip “Volkswage” me drejtues shtetasin E.D. është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin K.L, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, shtetasi K.L., dhe pasagjeret po në këtë mjet, shtetaset B.Ç., dhe H.B., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen nga makina të njërit prej të plagosurve.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit