Flash News

KRYESORE

Aksident te “Komuna e Parisit”, një person në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmë në orët e vona te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Një motor është përplasur me trafikndarësen e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Sipas “Balkanweb”, nga përplasja, drejtuesi ka marrë plagë të rënda në trup dhe është dërguar në gjendje kritike në spitalin e Traumës.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të plagosurit, ndërsa policia pritet të japë detaje në orët në vijim.

Të fundit