Flash News

KRYESORE

Aksident te mbikalimi i Rinasit, plagosen dy efektivë policie

Aksident te mbikalimi i Rinasit, plagosen dy efektivë policie

Një makinë policie është përfshirë në një aksident automobilistik ditën e sotme. Për pasojë, të plagosur kanë mbetur dy efektivë policie, të cilët udhëtonin në mjetin e aksidentuar. Ngjarja është shënuar te mbikalimi i Rinasit, në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të makinës dhe përplasja e saj më pas me bordurën anësore të rrugës.

Paraprakisht, mësohet se dy policët janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit