Flash News

KRYESORE

Aksident te “Ruga e Durrësit”, motori i pret rrugën makinës, përfundon në dyqan

Aksident te “Ruga e Durrësit”, motori i pret rrugën

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te “Rruga e Durrësit” në Tiranë. Drejtuesi i makinës, për të shmangur motorin që kishte përballë ka dalë nga rruga duke përfunduar në trotuar, pranë një biznesi.

Fatmirësisht nuk ka patur viktima në njerëz por vetëm dëme të shumta materiale. Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë me dije për politiko.al se shoferi i makinës  është shprehur që shkak i aksidentit u bë pikërisht motori, të cilin është përpjekur ta shmangë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të fundit