Flash News

KRYESORE

Aksident te ura e Milotit, treni përplas kamionin, plagosen dy persona

Aksident te ura e Milotit, treni përplas kamionin, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme te Ura e Milotit në Pllanë.

Sipas të dhënave të para, treni i linjës Shkodër-Tiranë ka përplasur një kamion, e për pasojë automjeti i tonazhit të rëndë ka përfunduar poshtë urës.

Nga aksidenti janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i kamionit A.P 44 vjeç dhe pasagjeri E.Gj.

Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia, por pritet që ngjarja të sqarohet në orët në vijim.

Të fundit