Flash News

KRYESORE

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, vdesin tre persona

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, vdesin tre persona

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku mbetën të vdekur tre persona.

Një mjet tip “Audi”, njofton Policia e Durrësit, rreth orës 20:30 ka goditur nga mbrapa një kamion me targa kosove.

Për pasojë tre shtetas që udhëtonin në mjetin “Audi” kanë humbur jetën. Ndërkohë një person i katërt është dërguar me urgjencë në gjendje kritike në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Të fundit