Flash News

KRYESORE

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën burrë e grua, plagoset vajza e mitur

 Këtë të shtunë është regjistruar një aksident tragjik në aksin rural Xorterou – Koimisis në Seres të Greqisë, ku si pasoj kanë humbur jetën dy shqiptarë.

Mësohet se automjeti ku udhëtonte një familje shqiptare ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat metalike të rrugës. Si pasoj e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi dhe pasagjerja, burrë e grua përkatësisht 35 dhe 25-vjeç.

Nga aksidenti tragjik ka mundur të shpëtojë vetëm vajza e tyre e mitur, e cila ka marrë plagë të lehta.

Foto nga vendngjarja

Të fundit