Flash News

KRYESORE

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku ka humbur jetën një 21 vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Sanrico rreth orës 11:30.

Në aksident janë përfshirë dy automjete një tip “Citroen C2” ku udhëtonte i riu shqiptar dhe tjetri tip “Skoda Yeti”me të cilin udhëtonin cifti i bashkëshortëve 89 dhe 90 vjeç së bashku me djalin e tyre 63 vjeç.

Sipas Corriere.it mësohet se i moshuari ndodhet në spial në gjendje të rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses, ndërsa për disa orë trafiku qëndroi i bllokuar.

Policia po punon për zbardhjen e ploë të shkaqeve të ngjarjes.

 

Të fundit