Flash News

KRYESORE

Aksident tragjik në Itali, makina përplas për vdekje 49 vjeçaren shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  pasditen e sotme ku një grua 49 vjeçare ka humbur jetën në një aksident në Toskana të Italis.

 Sipas medieve lokale italiane gruaja është me origjinë shqiptare dhe jetonte në San Lazzaro di Savena. Ajo po shkonte për në punë kur  teksa po kalonte rrugën u përplas nga një makinë tip Volgo, e drejtuar nga një grua, e cila ndaloi dhe lajmëroi ambulancën.

 Si pasoj e aksidentit u bllokua rruga për disa minuta dhe u desh ndërhyrja e policisë bashkiake për të çliruar trafikun.

 Ndërkohë policia po heton për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit.

Të fundit