Flash News

KRYESORE

Aksident tragjik në Thumanë–Fushë-Krujë, 18-vjeçari humb jetën

Aksident tragjik në Thumanë–Fushë-Krujë,

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Thumanë-Fushë-Krujë.

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin e vjetër të rrugës së Krujës në vendin e quajtur ish-Këneta, duke marrë jetën e një 18-vjeçari. Shkak për këtë mendohet të jetë shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti.

Ndëkohë mësohet se 3 persona të tjerë janë plagosur.

 

Njoftimi i policisë:

Më date 29.06.2019 , rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë një mjet tip Volsëagen ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.K. 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit