Flash News

KRYESORE

Aksident me tre të plagosur në Gjirokastër, mes tyre edhe djali i Gate Mahmutaj

Aksident me tre të plagosur në Gjirokastër, mes tyre edhe djali i

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë. Aksidenti ka ndodhur në rrugës hyrëse të fshatit Lazarat, ku dy makina janë përplasur mes tyre.

Siç bëhet e ditur, njëri prej të aksidentuarve është Vandam Mahmutaj, djali i Gate Mahmutajt i dënuar për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në Lazarat në vitin 2014.

Ndërsa, po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe Apostol Strato 75 vjeç dhe Maria Strato 70 vjeç, të cilët janë transportuar drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Të fundit