Flash News

KRYESORE

Aksidentet ajrore, edhe Kosova ndalon fluturimet e Boeing 737-8 MAX

Aksidentet ajrore, edhe Kosova ndalon fluturimet e Boeing 737-8 MAX

Aksidenti tragjik ajror në Etiopi që i mori jetën 157 njerëzve po i jep goditje të madhe kompanisë amerikane ‘Boeing’. Modeli i avionit ‘737 Max 8’ është i dyti që rrëzohet, pas aksidentit të ndodhur disa muaj më parë në Indonezi, ku humbën jetën 189 njerëz.

Mes shumë shteteve, edhe Kosova ka urdhëruar që të ndalohen të gjitha operimet e tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet ajrore të tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX dhe 737-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim nga Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit ( EASA) lidhur me sigurinë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve ajrore për operime ajrore. Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Shtetet që kanë ndaluar fluturimet e ‘Boeing 737 Max 8’

Britania e Madhe

Australia

Kina

Koreja e Jugut

Mongolia

India

Indonezia

Ishujt Kajman

Malajzia

Vietnami

Singapori

Brazili

Argjentina

Meksika

Etiopia

Kosova

Të fundit