Flash News

KRYESORE

Aksidentet rrugore, 15 persona humbën jetën gjatë muajit janar

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, aksidentet rrugore vijojnë të jenë një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në moshat e reja.

Në muajin janar 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona, nga 13 që ishte një vit me parë.

Gjatë janarit, ndodhën gjithsej 104 aksidente rrugore, nga 134 aksidente të ndodhura në janar 2018, duke u reduktuar me 22,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 86,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zëne 28,8% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Të fundit