Flash News

KRYESORE

Aksidenti me dy të vdekur në Burrel, arrestohet autori 15-vjeçar

Aksidenti me dy të vdekur në Burrel, arrestohet autori

Vetëm disa orë pas aksidentit tragjik në aksin rrugor Burrel-Milot, ku humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër i ri është në gjendje kritike për jetën, policia ka mundur të arrestojë autorin. Bëhet fjalë për një 15-vjeçar, që sipas policisë ka humbur kontrollin, ndërsa drejtonte automjetin tip “Opel” në pronësi të babait, duke u përplasur me një motoçikletë dhe më pas me këmbësorët në anë të rrugës.

Për pasojë, humbën jetën Gentian Hani, rreth 29 vjeç, Alfred Balla, rreth 35 vjeç, ndërsa A.H, rreth 17 vjeç është në gjendje të rëndë në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit