Flash News

KRYESORE

Aksidenti i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Ishte i dehur në timon, arrestohet 58-vjeçari

Aksidenti i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Ishte i dehur

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në dalje të tunelit të Elbasanit, ku një mjet tip “Benz” me drejtues Behar Pema, 58 vjeç, ka goditur nga pas një tjetër mjet “Volkswagen”, duke lënë të vdekura dy vajza dhe në gjendje kritike për jetën dy të tjera.

Mësohet se, vajzat që kanë ndërruar jetë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e Behar Pemës. 58 vjeçari dyshohet si autori i aksidentit me pasojë vdekjen, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Sipas testit të alkoolit rezultoi në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

Dy viktimat ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një “Benz-i”. Ndërsa, bëhet me dije se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares, Denisa Dibra.

Të fundit