Flash News

KRYESORE

Aksidenti i rëndë në Elbasan, identifikohet i riu që u dogj bashkë me makinën

Identifikohet viktima që humbi jetën në një aksident tragjik në orët e vona në aksin Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik.

Sipas policisë, viktima është Klodian Korançe 24 vjeç, banues në Elbasan. Ai u përfshi në një aksident rreth orës  02.20, ku automjeti që ai drejtonte tip “Benz” me targë  AA 325 EG doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët.

Për pasojë, automjeti u dogj bashkë me shoferin, të riun Korançe.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Të fundit