Flash News

KRYESORE

Aksidenti i rëndë në Tiranë, shkon në dy numri i viktimave

Aksidenti i rëndë në Tiranë, shkon në dy numri i

Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kamzës në Tiranë.

Një automjet i drejtuar nga një shofere grua ka humbur kontrollin tek shinat e trenit dhe ka përplasur nënën me dy vajzat e saj dhe një të ri me biçikletë.

Për pasojë, njëra nga vajzat, ka humbur jetën, ndërsa vogëlushja tjetër bashkë me të ëmën janë rëndë në spital.

“Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore”, sqaron policia.

Po ashtu, policia sqaroi në një njoftim të dytë se nga përplasja e makinës “Benz” që drejtohej nga shoferja me një furgon ka humbur jetën edhe një 29-vjeçar, i cili po kalonte në ato momente me biçikletë.

Të fundit