Flash News

KRYESORE

Aksidenti me 9 të plagosur në Pogradec, arrestohet drejtuesi i mjetit

Aksidenti me 9 të plagosur në Pogradec, arrestohet drejtuesi i mjetit

Nëntë persona mbetën të plagosur dje në aksin Korçë-Pogradec.

Të plagosurit ishin duke udhëtuar në një makinë “Land Rover”, nga Kalivaci në drejtim të Pogradecit kur makina ka dale nga rruga. Lidhur me ngjarjen u arrestua shtetasi S.Ç, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas policisë dyshohet se ka ai humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime vetë ky shtetas.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, kane arrestuar në flagrancë shtetasin S.Ç, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.07.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime vetë ky shtetas, si edhe 6 shtetas të tjerë pasagjerë në këtë mjet konkretisht L.D, 39 vjeç, E.M, 45 vjeç, D.A, 23 vjeç, A.H, 26 vjeç, E.G, 40 vjeç dhe A.G, 49 vjeç, banues në Pogradec, nga të cilët dy shtetasit E.G dhe A.G, u dërguan në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërsa të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Të fundit