Flash News

KRYESORE

Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë-Fushë Krujë, 6 të plagosur në spital

Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë-Fushë Krujë, 6

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugët shqiptare, duke i përgjakur edhe më shumë ato.

Mësohet se në aksin Tiranë - Fushë Krujë janë përplasur tre automjet dhe si pasojë ka humbur jetën F.Xh, 59 vjeç, dhe janë plagosur edhe 6 të tjerë.

Fatmirësisht, sipas asaj që njofton policia e shtetit, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident janë përfshirë automjeti Volkswagen Touran me targa AA 492 PY, drejtues i së cilit ishte viktima, mjeti tip Benz me targë AA 722 NT dhe një autobus me udhëtarë nga Shkodra me targa AA 358 DG

Shkak për këtë aksident është bërë futja e gabuar në parakalim e një prej makinave. Mes të plagosurve është edhe një foshnje rreth 1 vjeç.

Të fundit